BE e bllokoi, mishi i Brazilit “pushton” Shqipërinë, fermat vendase në tkurrje
5/22/2026


Shqipëria po rrit në mënyrë të ndjeshme varësinë nga mishi i importuar, ndërsa prodhimi vendas po tkurret.
Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë muajit prill 2026, importet e mishit dhe të brendshmeve të ngrënshme arritën në rreth 894 milionë lekë, niveli i dytë më i lartë historik i regjistruar për një muaj në 20 vite. Rekordi mbetet korriku i vitit 2025, kur importet arritën rreth 950 milionë lekë.
Rritja e importeve nuk ka të bëjë vetëm me çmimet, por edhe me sasitë e sjella nga jashtë. Në prill, pesha e mishit të importuar kaloi 5 milionë kilogramë, niveli më i lartë i viteve të fundit. Çmimi mesatar për kilogram mish të importuar arriti në rreth 178.6 lekë, nga 153.4 lekë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Analistët e tregut shprehin se kjo tregon një ndryshim të thellë në strukturën e furnizimit, me tregun vendas që mbështetet gjithnjë e më shumë te importi për të përmbushur kërkesën e brendshme.
Paralelisht, prodhimi vendas po ndjek një trend të kundërt. Në vitin 2024, prodhimi total i mishit ra në rreth 130 mijë tonë, niveli më i ulët në dy dekadat e fundit. Krahasuar me kulmin prej mbi 161 mijë tonësh në vitin 2018, prodhimi vendas ka rënë për më shumë se 31 mijë tonë, ose rreth 19%. Tkurrja lidhet me reduktimin e numrit të bagëtive, kostot më të larta të fermave, emigrimin nga zonat rurale dhe vështirësitë për të mbajtur aktivitetin blegtoral fitimprurës
Shqipëria po rrit në mënyrë të ndjeshme varësinë nga mishi i importuar, ndërsa prodhimi vendas po tkurret.
Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë muajit prill 2026, importet e mishit dhe të brendshmeve të ngrënshme arritën në rreth 894 milionë lekë, niveli i dytë më i lartë historik i regjistruar për një muaj në 20 vite. Rekordi mbetet korriku i vitit 2025, kur importet arritën rreth 950 milionë lekë.
Rritja e importeve nuk ka të bëjë vetëm me çmimet, por edhe me sasitë e sjella nga jashtë. Në prill, pesha e mishit të importuar kaloi 5 milionë kilogramë, niveli më i lartë i viteve të fundit. Çmimi mesatar për kilogram mish të importuar arriti në rreth 178.6 lekë, nga 153.4 lekë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Analistët e tregut shprehin se kjo tregon një ndryshim të thellë në strukturën e furnizimit, me tregun vendas që mbështetet gjithnjë e më shumë te importi për të përmbushur kërkesën e brendshme.
Paralelisht, prodhimi vendas po ndjek një trend të kundërt. Në vitin 2024, prodhimi total i mishit ra në rreth 130 mijë tonë, niveli më i ulët në dy dekadat e fundit. Krahasuar me kulmin prej mbi 161 mijë tonësh në vitin 2018, prodhimi vendas ka rënë për më shumë se 31 mijë tonë, ose rreth 19%. Tkurrja lidhet me reduktimin e numrit të bagëtive, kostot më të larta të fermave, emigrimin nga zonat rurale dhe vështirësitë për të mbajtur aktivitetin blegtoral fitimprurës.
Sa i përket furnizuesve, Brazili rezulton të jetë kryefurnizuesi me rreth 45% të totalit të importeve për këtë kategori produktesh. Pas tij renditen Shtetet e Bashkuara me 12.5%, Italia me 8.2%, Greqia me 8%, dhe Paraguai me 6.3%. Pjesa tjetër e tregut ndahet mes vendeve të tjera, si Serbia, Spanja, Holanda dhe Maqedonia e Veriut, me pjesëmarrje më të vogla.
Ekspertët paralajmërojnë se varësia në rritje nga importi dhe vështirësitë e prodhimit vendas mund të ndikojnë në stabilitetin e çmimeve dhe sigurinë ushqimore në vend, veçanërisht në një periudhë kur Bashkimi Evropian ka vendosur disa kufizime dhe bllokime për importet nga Brazili.
Kujtojme qe një komitet i BE-së i përbërë nga ekspertë nga shtetet anëtare votoi për të ndaluar importet e mishit brazilian duke filluar nga 3 shtatori për shkak të përdorimit të antimikrobikëve për të stimuluar rritjen e kafshëve.
Vendimi për të hequr Brazilin nga lista e vendeve që përputhen me standardet e sigurisë ushqimore të BE-së vjen në një kohë kur marrëveshja e tregtisë së lirë BE-Mercosur midis BE-së dhe Brazilit, Argjentinës, Paraguait dhe Uruguait hyri në fuqi përkohësisht më 1 maj.
Marrëveshja, e cila liberalizon tregtinë e produkteve bujqësore midis të dy anëve të Atlantikut, mbetet e kundërshtuar ashpër nga fermerët e BE-së, të cilët kanë frikë se standardet e ndryshme të prodhimit në të dy anët e Atlantikut do të krijojnë konkurrencë të padrejtë nga importet e Amerikës Latine.
Lista e vendeve të treta që përmbushin kërkesat e BE-së dhe për këtë arsye mund të eksportojnë kafshë prodhuese ushqimore në BE, do të miratohet zyrtarisht në ditët në vijim.
Komisioni Evropian ka thënë vazhdimisht se rregullat e sigurisë ushqimore të BE-së do të vazhdojnë të zbatohen për produktet bujqësore të importuara nga Amerika Latine pasi marrëveshja të hyjë në fuqi.
Zëdhënësja e Komisionit, Eva Hrncirova, konfirmoi për Euronews se nga 3 shtatori, Brazili nuk do të jetë më në gjendje të eksportojë në BE mallra të tilla si gjedhi, kuajt, shpendët, vezët, akuakultura, mjalti dhe zorrët.
Kontakt
Info@durresiweb.com
© DurresiWeb 2026 All rights reserved.
