Kilometri i fundit mbaroi
5/24/2026


I vetëm në garë, por në luftë me gjithë botën. Pas referendumit ku fitoi me 94.7% të pjesëmarrjes totale, Sali Berisha shpalli se kishte futur në panik median, narkoshtetin, kartelet e drogës dhe “mafien e fjalës së lirë”.
Sipas logjikës së fjalimit të fitores, problemi sipas Berishës nuk ishte mungesa e garës apo fakti që në fletëvotim kishte vetëm një emër. Problemi ishte se media vazhdoi për dy muaj të pyeste pikërisht për këtë.
Megjithatë, Berisha siguroi demokratët se PD doli “më e fortë se kurrë” nga ky proces historik, ku sfida më e madhe e kandidatit ishte të mbijetonte përballë ironisë së rrjeteve sociale.
Tani mbetet vetëm një mister kombëtar: nëse një garë me një kandidat arrin të tmerrojë median dhe të lërë pa gjumë gjithë sistemin, çfarë mund të ndodhë vallë ditën kur në fletëvotim të shfaqet edhe një emër i dytë?
Kontakt
Info@durresiweb.com
© DurresiWeb 2026 All rights reserved.
