"Kryeminsitri i vetshpallur / Njihuni me Pëllumb Pilinçin:
5/22/2026


Pëllumb Pilinçi/Profil
Për të gjithë ata që nuk e njohin dhe tashmë do ta njohin, Pëllumb Gani Pilinçi është themelues dhe kryetar i Partisë Shpresa Demokrate, e paraqitur si parti me orientim “demokrat të djathtë” dhe lidhje shqiptaro-amerikane. Ai ka lindur më 16 prill 1948 dhe ka kaluar fëmijërinë në kushte të vështira në Shqipëri komunist. Më pas, ka emigruar në SHBA ku ka ndjekur studimet dhe karrierën arsimore/akademike.
Sipas asaj që thotë vetë, se prova nuk ka paraqitur kurrë, është takuar me figura të njohura amerikane, përfshirë Presidentin dhe zëvendës presidentin e SHBA-së (George H.ë. Bush), si pjesë e një angazhimi me çështjet e Ballkanit dhe Evropës. Me "eksperiencën" premton se do t'i futut edhe ai politikës për të krijuar një qeverie teknike intelektuale në Shqipëri, madje ka gati edhe "ministrat hije".
Ministrat hije (ose "ministri hije") është një term politik që vjen nga modeli britanik i opozitës parlamentare, dhe nënkupton: Zyrtarë të opozitës që marrin përsipër rolin për të monitoruar dhe sfiduar ministrat aktualë të qeverisë, duke qenë të gatshëm për t’i zëvendësuar ata nëse opozita fiton pushtetin. Por në këtë pikë do të kthehemi në një moment të dytë.
Ndër vite ai hyn dhe del pa filtër nga ekranet televizive duke bërë deklarata dhe premtime. Një nga deklaratat e tij më të bujshme përfshin edhe kryedemokratin Sali Berisha, për të cilin Pilinçi thotë se e ka bërë ai president. Mirë në Shqipëri, por pretendonte se edhe në Amerikë kishte lidhje me njerëz të rëndësishëm, një prej tyre edhe ish-sekretari i Shtetit, që "haxhonte" kohën e tij për ta telefonuar çdo një orë. Pra; një nga personat më të rëndësishëm në botë, që këshillon vetë (asokohe) presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe që ka mundësi që të konsultohet me ekspertët më të mirë që ka njohur bota dhe njerëzimi...flet dhe merr mendim nga Pilinçi. Kjo mund të jetë një ëndërr e tij, por që kurrë nuk është bërë realitet.
Kontakt
Info@durresiweb.com
© DurresiWeb 2026 All rights reserved.
