Pse PD duhet reformuar

5/24/2026

Ne nje kohe kur PD sapo mbylli "Referendumin per kryetarin dhe Sali Berisha do vijoje te jete udheheqes i PD gjendja duket te jete e pashprese dhe kaotike ne kampin opozitar

PD është në opozitë dhe kjo nuk eshte rastësi, por sepse qytetarët e ndëshkuan një model opozitarizmi të konsumuar, që për 13 vite nuk solli as ide , as fryme e as alternative

Shqiptarët janë lodhur duke parë të njëjtat fytyra përjetësisht në skenë. Nga modeli i Flamur Nokes , e i opozitareve që rrotullohen prej dy dekadash ne parti si në “rrotacion të mbyllur”, Ata janë bërë peng i vetvetes dhe peng i së ardhmes së shqiptareve.

Pas më shumë se 12 vitesh në opozite Partia Demokratike ndodhet ne një moment kritik. Nga një forcë që dikur përfaqësonte aspiratat e shqiptarëve ne rrugen Europiane sot perceptohet gjerësisht si një strukturë e vjetruar, e konsumuar dhe e shkëputur nga realiteti i qytetarëve.

Më serioze se mungesa e rezultateve është mungesa e reflektimit dhe reformës së brendshme. Emrat e njëjtë vazhdojnë të qarkullojnë në postet kyçe ne Parti keto figura të pandryshuara mbajnë pozitat jo përmes votës së lirë, por përmes afërsisë me liderin historik te Partise .

PD ka humbur çdo frymë të re, çdo ide të re dhe më së shumti, çdo lidhje me të rinjte .

Megjithatë, në vend që të pranojë gabimet për dështimet e njepasnjeshme ne cdo pale zgjedhje , PD mundohet të fshihet pas një narrative të rreme duke shpikur armiq imagjinarë dhe duke sulmuar Media e portale , si dhe flet për vasalitet te mediave ndaj Partise Socialiste .

Por këto janë vetëm simptoma të panikut. Sepse kur nuk ke vizion dhe rezultate, të mbetet vetëm shpifja dhe fabrikimi i armiqve.

Për të mbuluar dështimet e njepasnjeshme ne opozite dhe gjendjen ku ndodhet PD kanë hedhur në lojë analistë të vetëshpallur

që flasin me të njëjtën gjuhë sikur broshura propagandistike e partisë demokratike

Ne cdo vend te botes opozita mezi pret te shkoje ne zgjedhje e ta mposhte qeverine qe sigurisht e mbuluar nga skandalet e korrupsioni do ja lehtesonte rrugen opozites per te ardhur ne pushtet , ne Shqiperi ndodh e kunderta opozita vetem ankohet dhe flet vetem per vjedhje votash e manipulime

Kontakt

Info@durresiweb.com

© DurresiWeb 2026 All rights reserved.