Kepi I Rodonit

Destinacione ne Durres

Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit një nga lumenjtë e vegjël të Shqipërisë. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë te gjith kepin. Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.

Plazhi Durres

Plazhi i Durrësit është një ndër plazhet më interesante, më të mëdha dhe më modernë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerësisht. Duke qenë se ndodhet shumë afër Tiranës, Plazhi i Durrësit paraqet një zgjedhje të shpejtë dhe të leverdishme ku shumëkush preferon të shkojë për t’u relaksuar. Duket se kohët e fundit interesi ndaj Durrësit është rritur sidomos nga shqiptarët jashtë kufirit si kosovarët, shqiptarët e Maqedonise se veriut  apo shqiptarët e  Malit te zi

DESTINACIONE NE SHQIPERI

BUTRINTI

Qyteti Antik i Butrintit, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të portit modern të Sarandës.

Butrinti, një qytet dhe peshkopatë e lashtë Greke e më vonë Romake, është themeluar nga fillimi i shekullit të VII p.e.s.
Sot i quajtur “Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit” ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, Shqipëri. Kufizohet nga njëra anë me Liqenin e Butrintit dhe kanalin e Vivarit, nga ana tjetër.

E veçantë e këtij parku është:
Porteti i Agripes që shpjegon shprehjen e një autori romak sipas të cilit “..Agripa i bindej vetëm njërit (Augustit), por urdhëronte gjithë të tjerët…”.
Ky portet i mermërtë, i gjetur në Butrint, është i shek I p.e.s dhe sipas studiuesve është më i realizuari krahasuar me serinë e porteteve tjera që gjenden në muzetë e Luvrit dhe të Firencës.

Po për Portën e Luanit, e cila ndodhet në këtë qytet antik a keni dëgjuar ndonjëherë?

Në këtë portë, i gdhendur është një luan tipik grek që po sulmon një dem, demi përfytyrohet të jetë i shtrirë nga sulmi i luanit.
Skulptura e luanit u ripërdor si element i derës që të fuste në qytet.
Kjo portë ka qenë me hark të tipik Helenistik, më e madhe se portat tjera. Në periudhën mesjetare një pjesë e kësaj strukture është mbuluar.

.. e shumë monumente të tjera, skulptura e bashkë me to edhe histori të ndryshme, mund t’i vizitoni e shijoni në Butrint.

Apollonia

Apollonia është një qytet antik në Shqipëri, ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera antike.

Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s., ndërsa gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.

Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Vjosa. Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60,000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin!

Amfiteatri i Pogradecit

Xhevahiri" i qytetit jep mundësinë dhe hapësirën për çdo aktivitet artistiko-kulturor.

Pogradeci është një atraksion i përhershëm turistik ku me hijeshinë e liqenit, natyrën, kulturën, historinë, tërheq turistë të shumtë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

Në qendër të qytetit tashmë ndodhet edhe Odeoni, investimi i fundit i Bashkisë së Pogradecit që i kthen shkëlqimin qytetit.

Odeoni ndodhet në qytetin e Pogradecit dhe përfaqëson një hapësirë publike shumë-funksionale në përfundim të shëtitores ‘Europa’ pranë Liqenit të Pogradecit.

Me një kapacitet përdorimi me 600 vende uljeje dhe rreth 2000 persona në total, odeoni është konceptuar në sajë të disa elementeve të ndryshme arkitektonike dhe peizazhistike, si: shkallaret, format kuboide të fragmentuara, orientime të shumëfishta që ofrojnë larmi të panoramave të qytetit, integrimi i bimësisë dhe elementeve të tjera natyrore me karakter vendas.

Sheshi Skenderbej Tirane

Sheshi “Skënderbej” është sheshi kryesor i Tiranës me një sipërfaqe prej 40,000 m², që e bën atë sheshin me të madh në Shqipëri.

Sheshi “Skënderbej” është sheshi kryesor i cili gjendet në qendër të Tiranës, Shqipëri. Sheshi mban emrin e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sheshi rrethohet nga Pallati i Kulturës, Hotel Tirana, Muzeu Kombëtar dhe Banka e Shqipërisë.

Historia e sheshit ka filluar në vitin 1917, rreth 100 vite më parë, kur u ndërtua parlamenti i parë në Tiranë, godina ku ndodhet aktualisht Teatri i Kukllave. Më pas në kohën e Mbretit Zog, në këtë zonë u ndërtuan ministritë e para me arkitekturën e stilit Italian.

Monumenti i Skënderbeut i cili dominon sheshin është vendosur në vitin 1968 gjatë periudhës së regjimit diktatorial. Pas vendosjes së monumentit, sheshi u restaurua dhe në mes u vendos një shatërvan.

Parku Kombetar “Lugina e Valbones”

Eshte një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës shqiptare

Ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.

Ka klimë malore, por me diell gjatë verës. Temperaturat nuk janë kurrë tepër të larta për shkak të pozicionit të zonës në lartësi. Në dimër ka mjaft dëborë që shtresëzon deri në një metër e në periudha të caktuara, edhe më shumë. Rreshjet vjetore janë të bollshme, pjesa kryesore e tyre bie në vjeshtë dhe në dimër. Klima në këtë rajon është më e përshtatshmja për turizëm gjatë verës dhe në dimër gjithashtu Lugina është një park ndërkufitar me vlerat më të larta të biodiversitetit. Takohen pyje të ahut, pishës, rrobullit, bredhit, livadhe alpine (bjeshkë), pyje të gështenjës (Castanea sativa) në gjendje natyrore, përrenj e lumenj malorë, etj.

Kontakto
aerial view of white and red boat on body of water during daytime
aerial view of white and red boat on body of water during daytime